Të mërkurën në gjykatë duhet të paraqitet ish kryeministri Nikolla Gruevski. Ai akuzohet për rastin me shuplakat e porositura për kryetarin e Komunës Qendër, Andrej Zhernovski, si dhe për dhunë të organizuar para komunës në vitin 2013.

Përveç tij, akuzohen edhe ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski dhe deputetja e VMRO-DPMNE-së, Daniella Rangellova.

Gruevski për herë të parë në bankën e të akuzuarve do të ulet nga pozicioni i liderit të opozitës. Seanca paraprake u anulua meqë pesë prej të akuzuarve nuk u paraqitën në sallë ndonëse kishin ftesa të rregullta.