Seanca gjyqësore për dhunën para komunës Qendër është shtyrë për më 28 shtator, për shkak se shkresat e lëndës janë në Gjykatën e Apelit, përcjell TetovaSot.
Kjo gjykatë vendos për ankesat e prokurorëve të Prokurorisë Publike Speciale, Katica Janeva dhe Fatime Fetai, të cilave u kanë paraqitur gjoba prej 2.000 euro të cilat i janë caktuar një nga seancat e këtij gjykimi.
Në gjykatë janë paraqitur të pandehurit, Nikolla Gruevski, Mile Janakieski, dhe Daniela Rangel, si dhe të dëmtuarit në këtë rast.
Dhuna në komunën e Qendrës ka ndodhur në vitin 2013, kur një grup i qytetarëve ishin mbledhur para komunës për të “mbrojtur” ndërtimin e kishës “Shën Konstantin dhe Elena”.
Për këtë rast janë publikuar bisedat e përgjuara, në të cilën dëgjohet si kryeministri i atëhershëm ka urdhëruar që kryetari komunës qendër të rrihet me shuplaka./TetovaSot/