Përfaqëues të Institutitt të Kontabilisteve të Autorizuar në Maqedoni sot para kontabilistëve në Tetovë prezentuan punën gjashtë mujore për aktivitetet dhe sjelljen e një akti që ka të bëjë me rritjen e shërbimeve të kontabilitetit
Sipas përfaqësuesve të këtij instituti shpenzimet më të ulta të kontabilitetit do të jenë 2000 denarë dhe më i larti do të jetë 61.500 denarë apo 1000 euro.
Ky akt do të hyjë në fuqi nga korriku gjegjësisht nga 01.07.2017 ku të gjitha të dhënat do të publikohen edhe pranë isntitutit të Kontabilisteve të Autorizuar në Maqedoni www.isos.mk.
Në këtë takim mes kontabilistëve të Tetovës dhe përfaësuesëve të Insitutit të Kontabilsitëve të Autorizuar në Maqedoni ishin Anetaret e Bordit Drejtues si Tihomir Murxheski, Orhan Ramadani, dhe Toni Dimitrovski