Rrëfimi i vajzës 18 vjeçare nga Gjilani e cila vuan nga probleme mendore dhe pikërisht bazuar në këtë sëmundje të saj pretendon të jetë trafikuar seksualisht nga një gruaje tronditi opinionin pikërisht për shkak se familja e saj e mbanë atë të lidhur me zingjir.
Këtë veprim e ka arsyetuar me faktin se atë shpeshherë e ka zënë nëpër hotele e për këtë e ka lidhur.
“Shpeshherë e kam zënë nëpër hotele, pasi kam dalë në qytet duke me apelu në popullatë a e keni pa, edhe Policia e kanë gjetur shpeshherë”, ka thënë njerku i saj për Klan Kosova.
E vet vajza ka thënë se e lidhin për këmbë dhe tavoline.
“Më lidhin qetu që mos me dalë”, ka thënë 18 vjeçarja.
E nëna e saj ka dhënë dorëheqje nga ajo, duke thënë “bëni çka të doni me të”.
Ky rast është i njohur edhe për Policinë e rajonit ë Gjilanit. Zëdhënësi i policisë Ismet Hashani i tha Klan Kosovës se janë arrestuar disa persona që kanë keqtrajtuar 18 vjeçares.
Bile disa nga ta janë duke vuajtur dënimin.
“Policia e Kosovës i ka pëcjellur dmth të gjitha raste që ndërlidhen me këta persona dhe të gjitha këto raste janë proceduar në mënyrën e më të mundshme”, ka thënë ai.
Ky rast është i njohur edhe për Komunën e Gjilanit por ata thonë se nuk mund ti ofrojnë ndihmë pasi nuk kanë qendër sociale.