Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka hedhur akuza të rënda për partnerin më të madh të koalicionit LAA, LDK’së.

Sipas tij, LDK ka abuzuar me votat për deputet brenda koalicionit LAA.

Ai tha se hapat që mund të merr AKR janë të paefektshëm, pasi janë të detyruar t’i binden certifikimit të rezultateve të KQZ’së, dhe se është e vështirë që të bëhet rinumërim i votave.

“Këtu kam një koment për partnerin e madh të koalicionit. Kam frikë se është abuzuar pak me votat brenda koalicionit. I shoh raportet zgjedhore që rrjedhin prej vendvotimit çdo ditë dhe çdo ku është intervenuarnë ato raporte. Do të ishte një gabim trashanik nëse dikush e ka bërë brenda koalicionit gjegjësisht mes deputetëve të koalicionit. Po, kam dyshime të bazuara”, ka thënë Pacolli në KTV.

Sipas tij, AKR do të ketë katër deputetë në Kuvendin e Kosovës.