Për herë të tretë me radhë, Cristiano Ronaldo është zgjedhur lojtari i ndeshjen në Kupën e Konfederatave.
Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ka ndihmuar Portugalinë që të kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Konfederatave, duke shënuar gol në fitoren prej 4:0 ndaj Zelandës së Re.
Portugezi realizoi nga pika e bardhë në minutën e 33’të, derisa golat tjerë i shënuan Bernardo Silva (38’), i cili u lënduar në këtë moment të shënimit të golit. Sulmuesi i ri i Milanit, Andre Silva realizoi në minutën e 80’të derisa e mbylli Nani (90’).
Për shkak të golit dhe paraqitjes deri në minutën e 67’, kur edhe u largua nga loja, Cristiano u zgjodh lojtari i ndeshjes. Ky është çmimi i tretë me radhë në po kaq ndeshje për portugezin në Kupën e Konfederatave.