Shpat Kasapi është njëri ndër këngëtarët tanë i cili cilësohet për sharmin dhe stilin e tij, shkruan “Kosovarja”.
Edhe pse i bukur dhe i talentuar, Kasapit nuk po i ecën dashuria! Problemi nuk dihet se ku qëndron.
Shumë thashë e theme, shumë fjalë, dhe asgjë asnjëherë nuk u publikua për të. Ai tash e një kohë e gëzon statusin “Single”, dhe si duket këngëtarit po i pëlqen ky status.
Karriera është duke i shkuar mirë, ndërsa për femër si duket ai nuk ka kohë. Por, në foto që ai sot e ka hedh në instagram, shihet një skulpturë femër afër tij, të jetë kjo vetëm koincidencë apo ndoshta qëllimisht Shpati ka pozuar afër saj?