Një gjykatë ruse e ka shpallur të dyshuarin kryesor për vrasjen e kreut të opozitës, Boris Nemtsov, fajtor.
Zaur Dadayev goditi ish zëvendëskryeministrin, një kritik vokal i Presidentit Vladimir Putin, në shkurt të vitit 2015 pranë Kremlinit.
Ai dhe katër të pandehur të tjerë, të gjithë çeçenë, pretendojnë se u ishte premtuar një shpërblim i majmë monetar, për ta vrarë atë.
Të afërmit e tij kanë frikë se kushdo që urdhëroi vrasjen nuk do të gjendet kurrë.