Anxhelina, vajza e këngëtares Albërie Hadërgjonaj, shpesh ka qenë pjesë e mediave rozë si një ndër vajzat më seksi shqiptare. Ajo komunikon më tepër me fansat me anë të faqes së saj sociale “Instagram”, ku shfaq nëpërmjet videove dhe fotove, pjesë të ditës së saj.

Prej disa vitesh ajo jeton në SHBA ku po përpiqet të krijojë karrierën muzikore atje dhe së shpejti pritet të vijë me një videoklip të ri që do i sjellë sukses ndërkombëtar. Por krahas anës profesionale, këngëtarja shpeshherë poston edhe video nga festat. Festa e fundit ishte e çmendur.

Anxhelina ndodhej mbrëmë me disa miq në një klub striptizmi. Në videot e postuara në Instastory këngëtarja ka filmuar momente të kërcimit të striptistëve e madje edhe kur njërës prej tyre i vendos para në të mbathura.

Mesa duket Anxhelina është argëtuar pa masë, pasi në një foto tjetër ajo shfaqej teksa shkelte mbi një tufë parash të hedhura në tokë e në disa foto e video të tjera teksa argëtohej me miqtë.