Një burrë 26 vjeçar ka rrëfyer për The Sun se bën seks me vjehrrën e tij 44 vjeçare.

Burri që ka dhe një djalë 2 vjeçar, thotë se seksi me vjehrrën është i mahnitshëm, por edhe pse e di që është gabim ai nuk mund të ndalet.

Lexojeni rrëfimin e tij të plotë:

Kam aferë sekrete me vjehrrën time, e cila është sa dy herë mosha ime dhe seksi është i mahnitshëm.

Unë jam martuar tre vjet më parë, jam 26 vjet dhe gruaja ime është një italiane e mrekullueshme, 25 vjeçare.

Kur e pashë për herë të parë nuk besoja se ajo kishte atë moshë. Është 44 vjeçare. Më pas gruaja ime më tha se të gjithë të dashurit e saj e kishin fantazuar atë.

Kjo është të martohesh me dikë me kulturë tjetër, pasi kishte shumë gjëra të ndryshme dhe të panjohura që unë nuk e dija çfarë të besoja.

Nëna e saj është pronare e një restoranti. Është i vogël, klasik dhe vjehrra ime e mori atë kur u nda nga babai i gruas sime, pra burrit të saj.

Ajo është një grua e mençur dhe që di si të bëjë biznes dhe si të argëtohet.

Gruaja ime punonte në restorant në vikende për ta zëvendësuar atë, koha kur nëna e saj ishte e lirë të më shihte mua.

Hera e parë ishte kur ajo erdhi në shtëpinë tonë, derisa po qëndroja me djalin 2 vjeçar.

Ajo më tha se po më kontrollonte si po sillesha, derisa gruaja ime nuk ishte aty. I shërbeva një pije dhe ajo i hoqi pantallonat e gjera derisa u ul pranë meje.

I shikova çorapet e saj, prej dantelle dhe të zeza. Gruaja ime e di se nuk mund të ju rezistoj.

Ne pimë sërish dhe më nuk mund të duroja. Bëmë seks në divan, derisa djali im po flinte lart.

Tani kjo është bërë gjë e rregullt. Ne kemi përparuar tani, nga çorapet në varësi dhe gjëra reale të çuditshme, siç vetëm kam ëndërruar më parë.

Unë kurrë nuk kam bërë seks të tillë me dikë tjetër dhe e si se nuk do të kem asnjëherë.

Seksi është në çmenduri por më pas vjen faji.

E di që kjo duhet të ndalet, por vullneti im është i dobët.

Përgjigja e psikologes:

A po pyet për këshillë apo po lëvdohesh për këtë që ke bërë? Ti e di çka duhet të bësh.

Ti duhet ti thuash vjehrrës tënde se ka qenë e mahnitshme e gjitha, por se duhet të ndalesh, pasi gruaja dhe djali yt, që me siguri i do më së shumti, mund të lëndohen.

Merre jetën tënde nën kontroll dhe mos lejo që epshi të jetë më i madh.

Ndoshta je duke e mashtruar veten se gruaja jote nuk do ta dijë.

Kam frikë se po. Si është jeta juaj seksuale? Tregoj asaj se çka të pëlqen dhe fokusohu tek ajo.

Lëro gjërat tjera dhe jepi martesës tënde vëmendjen dhe dashurinë që ka nevojë.

Mbi të gjitha mendo për djalin tënd. Bëni çmos për t’i dhënë atij shtëpinë e dashur dhe të qetë që e meriton.

Comments are closed.