Shkupjanja 41 vjeçare M.S. ka kërkuar ndihmë nga Ministria e Brendshme duke pretenduar se ajo u rrëmbye nga një njeri i panjohur.

MPB sot njoftoi se teksa gruaja M.S ishte në dhomën e ndenjes, pa një njeri i panjohur në këmbë në ballkonin e shtëpisë së saj, përcjell TetovaSot.

Kur ajo doli për të parë se kush ishte, ai e kapi nga flokët, dhe dhunshëm e ka zvarritur dhe e ka dërguar në një automjet dhe u drejtuan në drejtim të manastirit “Shën Eremija” në lagjen Pintija.

Kur automjeti u ndal, M.S. ka arritur të hap derën e makinës dhe të ka ikur.

Policia ka nisur hetimet në lidhje me denoncimin e gruas që pretendon se është rrëmbyer./TetovaSot