Edhe pse jemi drejt fundit të Big Brother Albania edicioni i 9 –të thashethemet dhe aludimet për banoret aty brenda nuk kanë të sosur. Kësaj here bëhet fjalë për Lupçen, një nga finalistët.
Lupçe në Big Brother është munduar të shfaqë dashurinë 9-të vjeçare të tij bashkë me Katerinën duke u munduar t’i mbushë mendjen publikut të besojnë në lidhjen e tyre. Lupçe dhe Katerina kanë filluar lidhjen që në moshën 11-të vjeçare. Ai ka rrëfyer brenda shtëpisë për një tradhti me një nga mikeshat e ngushta të partneres së tij, Katerinës.
‘Si na e shesin këta të Bigut Lupçen, si i dashuruari i shekullit… Ai nuk ka bashkëjetuar me Katerinën asnjëherë, thjesht janë 5 persona që jetojnë në Tiranë, kurse gjatë verës gjithsecili në shtëpitë e veta… Lupçe e ka tradhtuar sa e sa herë Katerinën e ajo herë e merrte vesh, herë jo dhe s’e kuptoj si e ka falur. Unë kam fjetur me Lupçen disa herë. Ja po u dërgoj edhe një foto, por ju lutem mos e bëni publike foton. Thjeshtë dua që këta të Bigut mos ta shesin si njeriu më i dashuruar i shekullit”, shkruan një vajzë për “Shqipëria Ime”.
Brenda shtëpisë së Big Brother nuk kanë munguar edhe xhelozitë e Katerinës kundrejt Lupçes për Ambrën. Katerina ishte gati të linte shtëpinë e Big Brother kur mori vesh që Lupçe kishte qenë në festën e beqarisë që u organizua për Danjelin dhe që mund ta kishte tradhtuar përsëri këtë të fundit.
A e meriton tradhtia të fitojë edicionin e 9-të Big Brother Albania? Ndjekësja na ka nisur dhe një foto me Lupçen, të cilën ajo dëshiron që identiteti i saj të mbetet anonim.