Në seancën e sotme të Qeverisë së Maqedonisë janë sjellur disa vendime kadrovike.

Aleksandar Georgiev u shkarkua nga funksioni zëdhënësi i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, përcjell TetovaSot.

Është shkarkuar edhe Filip Petrovski, i cili ishte drejtor i Arkivave të Shtetit, dhe në vend të tij vjen Kirill Petrov.

Gjithashtu është shkarkuar edhe Luka Krzhalovki, drejtori i “Gazetës zyrtare” dhe emërohet Martin Kostovski.

Për drejtor të ri në Agjencinë për administratë është emëruar Spase Gligorov, ndërsa është shkarkuar Zhaklina Nikolovska.

Drejtor i ri i Entit shtetëror për statistikë është Apostol Simovski, ndërsa është shkarkuar Lidija Kostovska./TetovaSot