Më shumë se 300 ushtarë fëmijë të ISIS janë vrarë gjatë ofensivës disa-mujore në Mosul.

Këto shifra janë bërë të ditur nga Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me bazë në Londër.

Ndërkohë që 40 persona janë vrarë muajin oe fundit. Forcat qeveritare kanë nisur ofensivë ndaj luftëtarëve të ISIS.

Si kundërpërgjigje, Shteti Islamik ka dërguar luftëtarë të njohur si “luanët e Kalifatit”.

Forcat irakiane u kanë marrë xhihadistëve dy të tretat e qytetit të Mosulit,  pas fillimit të sulmit kundër grupit të Shtetit Islamik, njoftoi sot sot një zyrtar i lartë ushtarak.

“Rreth 65-70 për qind e qytetit të vjetër u çlirua, ka mbetur të paktën një kilometër katror për t’u rimarrë”, deklaroi zëvendëskoloneli, Salam al-Obeidi, i shërbimeve të elitës kundërterroriste, që drejtoi sulmin.