Rreshjet e shiut që filluan në orët e vona të pasdites, kanë vërshuar rrugët e fsatit Sllupçan të Komunës së Likovës.

Të kontaktuar nga TV SHENJA, disa prej banorëvetë këtij fshati thanë se edhe pse nuk kanë zgjatur shumë, rreshjet e shiut kanë vërshuar rrugët e fsahtit. Ata gjithashtu thanë se shiu ka qenë i shoqëruar me breshër, por nuk raportuan për dëme.

Pamjet nga videoja amatore, janë në hyrje të fshatit Sllupçan, rrugë kjo e cila mnulohet nga uji gjatë rreshjeve intensive.

[fbvideo link=”https://www.facebook.com/haxhiseadi/videos/10211281623734814/” width=”600″ height=”400″ onlyvideo=”1″]