Një incident është verifikuar mes vëzhguesve në Vlorë, në qendrën e votimit në fshatin Ahmetaq. Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, por në zonë kanë mbërritur forca të shumta policore. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar që shtetasi B. F., ka përplasur me automjet shtetasin Sh. K., i cili ndodhet në S.Q.U. jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet që konflikti ka ardhur për motive politike. Po punohet për sqarimin e plotë të  rrethanave të ngjarjes si  dhe për kapjen e shtetasit B. F. Një grup i posaçëm ka nisur hetimet për të zbardhur dinamikën e ngjarjes dhe ka shoqëruar dy persona.  Sherri ka ndodhur jashtë ambienteve të qendrës së votimit, një shkollë 9-vjeçare.