Një sherr me thika ka ndodhru mbrëmjen e djeshme në Durrës. Një 26 -vjeçar me emrin Andrea Shahaj ka tentuar të vrasë me thikë E.B., 25 vjeç, por ky i fundit ka shpëtuar mirë vetëm me plagë.

Policia ka arrestuar menjëherë Shahajn, ndërkohë që i plagosuri është dërguar në Spitalin Rajonal Durrës, ku thuhet se është jashtë rrezikut per jetën.

Policia tha se ‘pas ndërhyrjes së shpejtë dhe të menjëhershme, u bë e mundur të normalizohej situata, të identifikohej dhe arrestohej pak minuta pas ngjarjes, autori i dyshuar. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar mjeti I kryerjes së veprës penale, thika.

Sheja akuzohet për dy vepra penale: “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Comments are closed.