Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska sot u takua me shefin e Shtatmadhorisë së forcave të armatosura austriake, gjeneralin Otmar Komenda, i cili prej sot është për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë.
Në takim, ministrja Shekerinska theksoi se e vlerëson bashkëpunimin e ndërsjellë, veçanërisht mbështetjen e Austrisë, në përballjen me krizën migruese në kufirin jugor, “Pikërisht kjo krizë e cila e ka kapluar Evropën tregoi se rajoni është me rëndësi të madhe për sigurinë e tërë kontinentit”, theksoi ministrja Shekerinska.
Ajo shtoi se për Ministrinë e Mbrojtjes me rëndësi është që të vazhdojë dhe përparojë bashkëpunimi në mbrojtje, i cili përfshin edhe marrëdhënie të afërta midis dy armatave dhe theksoi se e mbështet dhe e nxit komunikimin midis armatave në çdo nivel.
Gjenerali Komenda, vlerësoi se nga zhvillimi negativ i krizës së migrantëve, mund të nxirret rezultat pozitiv në pikëpamje të bashkëpunimit të vendeve të rajonit dhe Evropës. Ai shtoi se armatat e dy vendeve çdoherë janë të gatshme për bashkëpunim të afërt dhe se e vetmja gjë që është e nevojshme është mbështteja politike.
Në takim nga ana e ministres Shekerinska është theksuar edhe nevoja për ndihmë dhe mbështetje për institucionet tjera nga menaxhmenti i krizës, spektri i punës i të cilit përfshin edhe përballje me kriza nga fatkeqësi të mëdha natyrore, në krijimin e një lloji të zhvilluar evropian të menaxhmentit të krizës, që është përpanuar nga gjenerali Komenda si aspekt pozitiv i përparimit të bashkëpunimit.
“Austria ka sistem të zhvilluar të menaxhmentit të krizës në nivel lokal dhe ne jemi të gatshëm në këmbim të njohurive dhe përvojave me Maqedoninë në këtë fushë”, tha gjeneral Komenda.
Ministrja Shekerinska theksoi se Maqedonia la vullnet të qarrtë politik për bashkëpunim të zhvilluar bilateral dhe rajonal dhe se prosperiteti i të gjithëve varet nga bashkëpunimi i përbashkët.
Në takim morën pjesë edhe shefi i SHM-së së ARM-së, gjenerali Metodija Veliçkovski, ambasadorja austiake Renate Kobler dhe atasheu ushtarak austriak, koloneli Tomas Ahamer.
Gjatë ditës së sotme, siç paralajmëroi Ministria me portofol, Shekerinska do të realizoj takime edhe me ambasadorët e Holandës, Vilem Vouter Pllomp, të Italisë, Karlo Romeo dhe të RP të Kinës, Jin Lisjen.