Me ralizimin e ndërhyrjeve reformuese në fushën e sundimti të së drejtës, lirisë së mediumeve dhe kontrollit të pushtetit ekzekutiv, në periudhë të shkurtë do të tregojmë se Maqedonia do të mund të shihet si vend i cili sërish e vendosi thelbin e parimeve demokratike, theksoi ministrja Radmilla Shekerinska në takimin e sotëm me ambasadoren e RF të Gjermanisë, Kristine Althauzer, kumtoi Minsitria e Mbrojtjes.
Ministrja Shekerindka u falënderua për mbështetje të vazhdueshme nga Gjermania në rrugën drejt anëtarësimit të barabartë të Maqedonisë në NATO dhe proceseve për reforma dhe modernizim të forcave të armatosura.
“Ministria e Mbrojtjes është e përkushtuar në anëtarësimin në NATO si qëllim i yni strategjik, ndërkaq do të punojë edhe në avancimin e transparencës së institucioneve dhe procesit të modernizimit të Armatës së Republikës së Maqedonisë”, shtoi Shekerninska.
Ambasadorja gjermane Althauzer shprehi mbështetje të plotë për integrimin e Maqedonisë në organizatat euroatlantike, me porosi se Maqedonia duhet tëç jetë atje ku takon – e integruar në Aleancën e NATO-s dhe në Bashkimin Evropian.
Kur bëhet fjalë për anëtarësimin e shteteve nga rajoni në NATO, duhet të kihet parasysh edhe siguria dhe stabiliteti evropian”, tha ministrja e Mbrojtjes në takim.
Atasheu i RF të Gjermanisë, i akredituar për Republikën e Maqedonisë, nënkoloneli Hans-Peter Vamsler i transmetoi urime ministres Shekerinska për emërimin e saj në funksion, nga ministrja e Mbrojtjes e RF të Gjermanisë, Ursulla fon der Lejen dhe njëherit u falënderua për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm gjithpërfshirës në mbrojtje ndërmjet dy vendeve, që përfshin bashkëpunim në politikën mbrojtëse, misionet paqësore, logjistikë, arsim, mjekësi ushtarake dhe të tjera.
Deri më tani në institucioent arsimore në Gjermani janë shkolluar rreth 200 pjesëtarë të Armatës së Republikës së Maqedonisë.