Shtetet e Bashkuara kanë pezulluar importet e mishit brazilian mbi “shqetësimet e përsëritura në lidhje me sigurinë e produkteve të destinuara për tregun amerikan”.

Disa vende ndaluan mishin brazilian në mars, duke përfshirë edhe vendin tonë. Prokurorët thanë se inspektorët shëndetësorë kishin marrë ryshfet për të miratuar mishin nën standard.

SHBA nuk vendosi një ndalim të menjëhershëm, por bëri kontrolle mbi të gjitha dërgesat e mishit të Brazilit.

Ata thonë se një pjesë e konsiderueshme e mishit brazilian dështuan testet e sigurisë.

“Shërbimi i Sigurisë Ushqimore dhe Inspektimit (FSIS) ka refuzuar hyrjen në 11% të produkteve të freskëta viçi braziliane” gjatë tre muajve të fundit, tha Departamenti Amerikan i Bujqësisë në një deklaratë, shkruan BBC.

“Kjo shifër është shumë më e lartë se norma e refuzimit prej 1% të dërgesave nga pjesa tjetër e botës”, shtoi ajo.

Autoritetet amerikane kanë refuzuar hyrjen që nga fundi i marsit në një total prej 860,000 kg të prodhimeve braziliane të mishit mbi “shqetësimet e shëndetit publik, kushtet sanitare dhe çështjet e shëndetit të kafshëve”.