Zyrtarë të Shteteve të Bashkuara kanë akuzuar separatistët e mbështetur nga Rusia në pjesën lindore të Ukrainës, se po ndërmarrin fushatë “dhune dhe keqtrajtimi” kundër monitoruesve ndërkombëtarë me qëllim që të parandalohet raportimi i tyre për shkeljet e armëpushimit.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të shtetit, Heather Nauert, tha se Uashingtoni është “thellësisht i shqetësuar” për këtë situatë, duke thwnw se separatistët janw “të udhëhequr nga rusët, të financur nga rusët dhe të stërvitur nga rusët”.

Nauert tha se forcat separatiste kanë hapur zjarr kundër automobilave me monitorues të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE), ndërsa në muajin prill makina e një personi mjekësor amerikan, që i shoqëronte vëzhguesit, ishte hedhur nw erw.

“Këto incidente janë pjesë e përpjekjeve të gjëra për ta penguar komunitetin ndërkombëtar që të jetë dëshmitar i asaj që po ndodh në pjesën lindore të Ukrainës”, tha Heather Nauert./