Koalicioni i kryesuar nga SHBA që lufton kundër organizatës xhihadiste të Shtetit Islamik (ISIS) është në proces përpilimi të një baze të dhënash të luftëtarëve të huaj të kësaj organizate që kthehen sërish në vendet e origjinës, njoftoi sot një zyrtar amerikan.

Brett McGurk, i dërguari amerikan pranë koalicionit anti-ISIS, saktësoi gjatë një konference për sigurinë organizuar në Izrael, që ka si objektiv të parandalojë me këtë bazë të dhënash sulme si rastet e shënuara në Evropë.

“Koalicioni ynë është në proces pune për krijimin e një banke të dhënash gjithpërfshirëse, në sajë të rrjeteve të shkëmbimit të informacionit, me bindjen se kontigjenti që lufton përkrah ISIS-it do të identifikohet gjatë kontrolleve rutinë, në postat kufitare apo gjatë kontrolleve rutinë të policisë”, pohoi McGurk.

Gjatë një fjalimi në konferencën vjetore në fokus çështje të sigurisë në Herzliya në afërsi të Tel Avivit, McGurk konfirmoi se koalicioni ka qenë i suksesshëm në përpjekjet për të penguar luftëtarë të rinj të huaj për t’iu bashkuar radhëve të ISIS-it në Siri