Dhoma Përfaqësuese e Shteteve të Bashkuara ka votuar gati unanimisht për riafirmimin e garantimit të NATO-s, se të gjithë anëtarët e mbrojnë njëri-tjetrin. Ky zhvillim ndodhi disa javë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, ka shprehur dyshime për përkushtimin e Shteteve të Bashkuara për këtë garantim.

Dhoma Përfaqësuese, ku shumicën e kanë republikanët e zotit Trump, votoi mbrëmë me 423 vota pro dhe vetëm 4 kundër, për rezolutën me të cilën “në mënyrë solemne riafirmon”përkushtimin e Shteteve të Bashkuara ndaj Artikullit 5 të Marrëveshjes se NATO-s.

Me këtë dokument, po ashtu, i bëhet thirrje secilit vend anëtar i NATO-s, që të shpenzoj së paku 2% të GDP-së për buxhetin e mbrojtjes deri në vitin 2024. Kjo është një çështje me të cilën presidenti Trump u ka bërë presion aleatëve, shumica e të cilëve kishin dështuar ta plotësonin këtë obligim.

Gjatë vizitës së tij në muajin maj në selinë e NATO-s në Bruksel, zoti Trump nuk e përmendi garantimin reciprok të mbrojtjes së NATO-s, duke shqetësuar aleatët .

“Me të gjitha kërcënimet që ne dhe partnerët tanë ballafaqohemi në gjithë botën,  NATO-ja  e fuqishme dhe e sigurt është shumë më e rëndësishme se kurrë më parë”, tha kryesuesi i Dhomës Përfaqësuese, republikani Paul Ryan, së bashku me lideren demokarte në këtë dhomë, Nency Pelosi, dhe me ligjvënës të tjerë të njohur.

T mobile In article [4]