Në një intervistë për median zvicerane “Blick”, lojtari më i njohur shqiptar, Xherdan Shaqiri ka folur për dëshirat e tij të së ardhmes dhe ofertat nga AS Roma,
“Ishte një gol që nuk do ta harruar kurrë”, thotë në fillimisht Shaqiri, duke kujtuar përvjetorin e golit me rofeshatë kundër Polonisë. Por ai kërkon të shënojë më shumë gola sesa pak dhe golatë bukur.
Në lidhje me shkrimet mediatike për transferim të mundshëm në AS Roma, gjilanasi thotë: “Ju dini më shumë se unë. Nuk kam pasur kontakte me ta dhe kam kontratë me Stoke. Ndihem shumë mirë në Angli. Çdo futbollist dëshiron të luaj në Ligën e Kampionëve të fitoj trofe. Por ndihem mirë, pasi jam në Ligën më të fortë në botë. Askush nuk e di se çfarë do të sjell e ardhmja, por ndihem mirë te Stoke City dhe kam kontratë deri më 2020”, tha Shaqiri, që lihet të kuptohet mes rreshtave për dëshirën për t’u larguar nga Stoke City, që thuajse ka mundësi zero për kualifikim në Champions League.
Në fund Shaqiri ndalet te Rusi 2018, ku shpreson që Portugalinë ta mundin edhe në transfertë në 10 tetor. “Ne jemi një gjeneratë mjaft mirë e kombinuar mes të rinjve dhe të vjetërve. Duhet të përqendrohemi më shumë te vetvetja sesa te kundërshtarët. Kemi treguar se dimë të mposhtim edhe kundërshtarë të mëdhenj si Portugalia,” tha ai.