Shakira është duke u përgatitur për turneun botëror!
Këngëtarja 40-vjeçare ka njoftuar planet për të hyrë në turneun botëror “El Dorado”. Udhëtimi i realizuar nga Live Nation, do të përmbajë shumë nga hitet e saj dhe fillon më 8 nëntor në Koln të Gjermanisë, transmeton Klan Kosova.
“Faleminderit të gjithëve aq shumë për të dëgjuar muzikën time në shumë vende të botës”, tha Shakira në një deklaratë. “Unë me mezi pres që të jem në skenë përsëri duke kënduar së bashku me të gjithë ju, të gjitha të preferuarat tuaja dhe të mija. Do të jetë kënaqësi! Rruga për në El Dorado fillon tani!”.
Turneu do të ketë ndalesa në të gjithë Evropën dhe SHBA duke përfshirë AccorHotels Arena të Parisit dhe Madison Square Garden të Neë Jorkut. Një pjesë e Amerikës Latine e turneut do të shpallet në një datë të mëvonshme.