Senatorja australiane Larissa Waters ka ushqyer vajzën e saj me gji derisa po mbante një fjalim të mërkurën në Parlament.

Të enjten, Waters ka marrë me vete vajzën e saj për ta ushqyer mirëpo nuk ka humbur kohë pasi ka mbajtur fjalim me vajzën në duar dhe duke e ushqyer, transmeton arbresh.info.

Ajo u bë senatorja e parë australiane që ka ushqyer foshnjën e saj derisa po vazhdonte punimet në Parlament.

Shumë kolegë të saj janë impresionuar nga kjo sjellje madje nuk kanë hezituar që ta marrin edhe ata foshnjën në duar dhe ta përkëdhelin.