Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Rexhep Selimi në një intervistë për Televizionin “Tribuna” ka theksuar se rritjen më të madhe Vetëvendosje e ka shënuar për shkak të aktivitetit të saj politik.

Ai e ka pranuar se koalicionet kanë ndikuar gjithashtu në rritjen e VV-së.

Selimi ka thënë se Vetëvendosje sot është partia më e madhe politike në Kosovë.

Ai tha se PAN ka disa ditë kohë që ta formojë qeverinë, nëse këtë nuk e bën, ne jemi gati për ta bërë atë.

“PAN duket se nuk do të mund ta formoj qeverinë, pra ata nuk do t’i bëjnë 61 vota, dhe ne jemi të gatshëm që pastaj ta bëjmë”, tha ai.