Deputeti i partisë Demokratike, Eduart Selami ka zyrtarizuar kandidaturën e tij për kreun e ri të PD-së. Selami deklaroi në konferencën për shtyp, se ai do të japë kontributin e tij në zgjedhjet brenda PD-së, në mënyrë që kjo forcë politike të ringrihet dhe të arrë vendin që i takon.

Sipas tij në radhë të parë duhet bërë një analizë e thellë për ata çfarë i bashkon demokratët dhe më pas për atë që i ndan.

‘Për ta ngritur PD-në aty ku janë vlerat më tumira të demokracisë. Është për të ardhur keq që forca e parë politike ku unë kam qenë një nga themeluesit ka ngelur mbrapa. Por unë jam shumë i sigurtë se ringritja do të vijë. Më kryesorja është analiza e hapur dhe ee drejtpërdrejtë.

Global

Unë do të jem në garë në këto zgjedhje. Gara brenda partisë është gjithmonë shumë e vështirë por unë jam shumë i sigurtë që kjo garë do të jetë një garë model, që do ta nxjerrë PD-në më të fortë dhe do të jetë një forcë politike që do ta ngrejë Shqipërinë aty ku duhet të jetë.

Nëse do të isha në vendin e zotit Basha çfarë do të bëja? Unë mendoj se nëse dikush do të garojë në një garë në radhë të parë duhet të jetë e barabartë, por ky është vendimi i tij’, tha Selami.

T mobile In article [4]