Seksi i rregullt redukton rrezikun nga zhvillimi i sëmundjeve të zemrës, ka gjetur një studim.

Studimi gjeti se të bësh seks disa herë në javë ulë nivelet e homocysteines – një amino acid në trup – tek meshkujt.

Ky përbërës i dëmshëm ndodhet në gjak dhe mundet që potencialisht të shkaktojë probleme serioze të zemrës, transmeton Gazeta Express.

Mendohet se nëse meshkujt bëjnë seks të rregullt kanë qarkullim më të mirë të gjakut dhe enë më të shëndetshme të gjakut – gjë që është thelbësore për parandalimin e krijimit të homocysteines.

Gjetjet e fundit, të publikuara në Gazetën e Mjekësisë Seksuale (Journal of Sexual Medicine), janë të parat që tregojnë se seksi ulë nivelet e homocysteines.