Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot seanca do të mbajnë komisionet për çështje evropiane, transport, lidhje dhe ekologji për mundësi të barabarta të burrave dhe grave.

Komisioni kuvendor për çështje evropiane do ta mbajë seancën e parë në të cilën është paralajmëruar fjalim i euroambasadorit Samuel Zhbogar dhe zëvendëskryetarit të Qeverisë të Obliguar për Çështje evropiane, Bujar Osmani.

Në rend dite të seancës janë Raporti i Komisionit Evropian për Republikën e Maqedonisë për vitin 2016, së bashku me konstatimet dhe rekomandimet e Strategjisë për zgjerimin e BE-së për vitin 2016.

Global

Në seancë do të debatohet edhe për Rezolutën e Parlamentit Evropian prej më 14 qershor 2017 për Raportin e Komisionit për Republikën e Maqedonisë për vitin 2016.

Me Komisionin do të kryesojë deputeti, Artan Grubi, ndërsa siç paralajmërojnë që atje, në seancë janë ftuar përfaqësues të sektorit qytetar dhe korit diplomatik me qëllim të transparencës më të madhe të Komisionit.

T mobile In article [4]

Në rend dite të Komisionit për mundësi të barabarta të burrave dhe grave janë raportet e hulumtimeve të trajtimit të çështjeve gjinore dhe shfaqjes dhe përfaqësimit të grave dhe burrave në programet e radiodifuzerëve në vitin 2016, ndërsa Komisionit për Transport, lidhje dhe ekologji do t’i shqyrtojë raportet e punës së agjencive prej sektorit hekurudhor dhe komunikimeve elektronike.