Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot janë caktuar seanca të katër komisioneve.
Në rend dite të Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri dhe të Komisionit Ligjdhënës-juridik është Propozim-vendimi për ndryshimin e Vendimit për vazhdimin e afatit për ekzistimin e gjendjes së krizës për shkak të vëllimit të rritur për hyrje dhe transitimin e emigrantëve në territorin e Maqedonisë.
Kjo pikë fillimisht do të shqyrtohet në këto dy komisione me ç’rast për të do të debatojnë deputetët në kuadër të seancës së shtatë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.
Për pasdite seancën e parë e ka caktuar Komisioni i përhershëm për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të qytetarëve, ndërsa seancë do të mbajë edhe Komisioni për Mbrojtje, shkencë dhe sport.
Anëtarët e Komisionit të përhershëm për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të qytetarit do t’i shqyrtoj në Raportin vjetor për punën e Komisionit ndërkombëtar për zbatimin e vendimeve të Gjykatës Evropiane për të drejta të njeriut për vitin 2016, Raportit vjetor për Byronë për përfaqësimin e RM-së para Gjykatës Evropiane për të drejta të njeriut dhe Raportit vjetor për punën e Komisionit për mbrojtje nga diskriminimi për vitin 2016.
Në rend dite të Komisionit për arsim, shkencë dhe sport janë raportet për punën e Universitetit “Shën Klimenti i Ohrit” nga Manastiri, Universiteti “Goce Dellçev” nga Shtipi, Universiteti Shtetëror të Tetovës dhe Universitetit për Shkenca informatike dhe teknologji “Shën Apostul Pali” nga Ohri.