Avokati Tomë Gashi ka njoftuar se sot Gjykata Themelore ka marr vendim që procesi gjyqësor për aktivistët e Vetëvendosjes, të mbahet më 22 gusht.

Ai në një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar se gjykata i ka mohuar të drejtën të dyshuarve, duke i mbajtur të izoluar.

Ja postimi i plotë i Gashit:

Global

AKTIVISTËVE TË LËVIZJËS VETËVENDOSJE ! JU MOHOHET E DREJTA PËR GJYKIM NË KOHË TË ARSYESHME !!!

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar shqyrtimin gjyqësor për katër aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE ! Frashër Krasniqi, Adea Batusha, Atdhe Arifi dhe Egzon Haliti për datën 22.gusht 2017.

T mobile In article [4]

Të njejtit kanë qenë në masen e paraburgimit dhe arrestit shtëpiak që nga 29.gusht 2016. Pra Gjykata tenton ti mbajë të izoluar nën masën e arrestit shtëpiak duke i ju mohuar të drejten ligjore dhe kushtetuese për gjykim në kohë të arsyeshme.

Ne besojmë se ka ardhuar koha për ndryshime politike, që të mund të ketë ndryshime në sistemin jurdik të Kosovës, që askush të mos mbahet kaq gjatë në paraburgim/arrest shtëpiak, si i pa gjykuar.

Duke ditur se një prej arsyeve për vazhdimin e masës së arrestit shtëpiak ka qenë kinse ndikimi i këtyre aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në procesin e pengimit të ratifikimit të marrëveshjes së demarkacionit nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, e cila procedure është ndërprerë krejtësisht me rastin e shpalljes së zgjedhjeve të mbajtura me 11.qershor 2017, besojmë se Gjykata do ta ndërprejë arrestin shtëpiak për aktivistët e Lëvizjës Vetëvendosje!.