Social-demokrati, Martin Schulz sulmoi sot Angela Merkel, të cilën e akuzoi për arrogancë dhe sulm kundër demokracisë, tre muaj nga zgjedhjet legjislative, ndërkohë që sondazhet parashikojnë një fitore të gjerë për kancelaren.

“Ne do të tregojmë hapur se në krahun tjetër nuk ka asgjë”, deklaroi Schulz para të deleguarve të partisë së tij SPD, mbledhur në Dortmund, ku duhet të miratojnë programin e tyre legjislativ për zgjedhjet e 24 shtatorit.

“Po ju paralajmëroj, rreziku më i madh është arroganca e pushtetit. Njerëzit e ndjejnë këtë”, shtoi ish-presidenti i Parlamentit Evropian duke iu drejtuar konservatorëve të Merkel, në pushtet që prej vitit 2005 dhe që kandidon për mandatin e katërt radhazi.

Global

Schulz kritikoi gjithashtu kundërshtaren e tij për heshtje të vazhdueshme kur bëhet fjalë për të ardhmen e vendit, duke e cilësuar këtë qëndrim si sulm kundër demokracisë.

T mobile In article [4]