Saul Niguez nuk e ka ndërmend të largohet nga Atletico Madridi
Saul, i cili shkëlqeu ndaj Italisë U-21 duke shënuar tre gola, ka përsëritur se nuk e ka ndërmend të largohet nga Atletico Madridi.
Lojtari pëlqehet shumë nga trajneri i ri i Barcelonës, Ernesto Valverde, i cili do ta dëshironte në “Camp Nou”, por Saul thotë se dëshiron të qëndrojë te klubi që i besoi që në fëmijëri.
“Nuk e kam ndërmend të lëvizi”, tha ai për AS.
“Jam aty ku dua të jem dhe gjërat do të vazhdojnë të mbeten kështu”, shtoi Saul.
“Atletico më ka besuar që kur kam qenë i ri dhe dua t’ia shpaguajë këtë besim”, theksoi mes tjerash njeriu i momentit, që dërgoi i vetëm Spanjën U-21 në finale të Kampionatit Evropianë, duke shënuar het-trik ndaj Italisë