Fernando Santos, selektori i Portugalisë, i ka dal në mbrojtjeje Cristiano Ronaldos

Cristiano Ronaldo nuk ka pranuar t’i përgjigjet pyetjeve të gazetarëve pas fitore së Portugalisë ndaj Rusisë (1:0) në Kupën e Konfederatave.

Gazetarët kanë dashur të marrin informata nga portugezi rreth të ardhmes dhe akuzave për evazion fiskal.

Kurse, selektori i Portugalisë, Fernando Santos i ka dal në mbrojtjeje Cristiano Ronaldos, përcjell Express.

“A mendoni se ai duhet t’i përgjigjet pyetjeve rreth çështjeve jashtë lojës? Ai është këtu për të biseduar rreth ndeshjes. Ai nuk mund të flet për familjen, Real Madridin këtu, por vetëm për ndeshjen”, ka deklaruar Santos.

“Unë e kuptoj se jeni të gjithë kurioz, por duhet të respektoni jetën personale të lojtarit”, ka theksuar strategu portugez

T mobile In article [4] Laor