Mbrojtësi brazilian, Alex Sandro dëshiron të largohet nga Juventus për të kaluar te kampioni i Anglisë, Chelsea.

Juventus i ka ofruar kontratë të re brazilianit, por ai ka refuzuar vazhdimin e saj, me pretekstin se dëshiron të largohet.

Sipas Sky, Chelsea ka ofruar 70 milionë euro për Costan, ofertë kjo që është pranuar edhe nga Juventus.

Përveç Sandros, gjatë kësaj vere nga Juventus do të largohet edhe mbrojtësi tjetër brazilian, Dani Alves.