Bravo e dëshiron Sanchezin te Manchester City

Portieri i Manchester City,  Claudio Bravo e ka këshilluar shokun e tij te Kili, Alexis Sanchez, që ta lë Arsenalin dhe t’i bashkohet atij në “Etihad Stadium”.

“E kam thënë disa herë se ai është një ndër lojtarët më të mirë në botë”, tha Bravo për Sky Sports.

“Ai luan në nivele të larta si me klubin ashtu edhe me kombëtaren. Ka të ardhme të ndritur dhe natyrisht se do të doja ta kisha bashkëlojtar. Klubi duhet të shkojë për këtë”, shtoi Bravo, duke këshilluar Cityn në nënshkruajë me ish sulmuesin e Barcelonës