Burime të afërta me Samsung pretendojnë se Galaxy Note 9, i cili pritet të vijë vitin e ardhshëm, do të ketë 12GB RAM dhe kjo nënkupton se do të mund të kemi edhe Galaxy S9 me 10GB RAM…
Pajisja e radhës së Samsung, Galaxy Note 8, pritet të hidhet në treg në gjysmën e dytë e muajit gusht. Telefoni pritet të ketë procesor Qualcomm Snapdragon 836, i cili ende nuk është prezantuar, si dhe dy kamera nga ana e pasme.
Informacionet më të reja, që vijnë nga burime të afërta me Samsung, sugjerojnë se Galaxy Note 8 do të ketë 8GB RAM. Sipas pohimeve, Galaxy Note 8 do të quhet “Emperor Edition” dhe do të paraqitet në vetëm disa tregje, derisa pjesa tjetër e botës do të ketë versionin 6GB.
Burime të njëjta pretendojnë se Galaxy Note 9, i cili pritet të vijë vitin e ardhshëm, do të ketë 12GB RAM dhe kjo nënkupton se do të mund të kemi edhe Galaxy S9 me 10GB RAM.