Mohamed Salah javën e ardhshme do të jetë futbollist i ri i Liverpoolit

Anësori i Romës, Mohamed Salah shumë shpejtë do të jetë lojtar i ri i Liverpoolit, ku do të nënshkruaj kontratë pesë vjeçare.

Sipas Liverpool Echo, Salah tashmë ka zgjedhur numrin 9 në Liverpool, i cili është i lirë që prej largimit të Christian Benteke.

Numri 11 të cilin e kishte te Roma është i zënë, pasi e bartë sulmuesi brazilian, Roberto Firmino.

Për shërbimet e Salah, skuadra e Liverpoolit do të paguajë 40 milionë euro