Mohamed Salah edhe zyrtarisht ka kompletuar transferimin e tij nga Roma te Liverpool.

Egjiptiani ka nënshkruar kontratë me Liverpoolin, skuadër e cila i pagoi Romës 45 milionë euro për shërbimet e tij. Salah rikthehet sërish në Premierligën angleze, pasi pjesë e kësaj lige ka qenë edhe në vitin 2014, kur paraqitej te Chelsea.

25-vjeçari ka pasur një sezon të mirë te Roma, duke shënuar 19 gola dhe asistuar 15 herë në 41 ndeshje.