Dy gola të shënuar ndaj Izraelit më 11 qershor duket se i kanë hapur rrugën për tek një ndër ekipet më të mëdha të këtij shteti për Armando Sadikun.
Portali “Ynet.co.il” shkruan se Sadiku ka pranuar ofertën e çmendur të Maccabit dhe është gati të firmosë. Nga ana tjetër, edhe klubi zviceran i Zurich-ut, që ka kartonin e sulmuesit, është gati ta shesë për një shumë të majme.
Me sa duket gëzimi për fitoren e kombëtares do të jetë në shumë dimensione për Sadikun.