Shkruan: Shefki Useini-Mendimtarë i Lirë

Kush e dorëzon lirinë për të fituar sigurinë, në fund jo vetëm që do t`i humbë të dyja, por herët ose vonë do ta humbë edhe shendetin e tij. Që kjo të mos ndodhë, shpirti dhe trupi lajmërohen rregullisht nëpërmjet mesazheve të ndryshme. Nga ana tjetër mendjes i konvenon në vijë të parë ta luaj lojën e sigurisë. Mirëpo shpirti nuk është i ntereseuar për këtë. Shpirti intersehohet për lirinë. Trupi dhe shpirti janë lajmëtarët më të mirë dhe shiqojnë që ti të mos zhytesh dhe fundosesh në fatkeqësitë e mundshme, që lindin nga të kërkuarit e përhershëm pas sigurisë.

Por, rallë dikush e ndëgjon trupin e tij/saj. Trupi dëshiron të të alarmojë dhe të të zgjojë nga të jetuarit e pavetëdijshëm. Megjithate kur trupi lajmërohet, shumica thuan: s`ka problem, unë duhet të funksonoj dhe të vazhdoj. Kështu ti vazhdon mëtej me këtë lloj jete.

Global

Ti vrapon për shembull pas një lloj pune që nuk të pëlqen dhe nuk të përmbush, por përkundrazi të absorbon, të harxhon dhe në fund “të thanë”. Trupi dhe shpirti jotë do të dërgojnë aq gjatë sinjale derisa ti ta kuptosh lajmërimin e tyre që kanë për ty. Derisa ti ngjitesh pas sigurisë dhe i mashtron këta dy, i zhgënjen dhe nuk e ndëgjon thirjen e tyre, trupi gjimthonë në mënyrë të përsëritshme do të vazhdojë të të ndalojë. Trupi është një sinjaldhënës i përsosur. Në fillim janë sinjale të vogla. Trupi jotë lodhet shpejtë dhe raskapitet. Mirepo kësaj shpesh nuk ja vëmë veshin. Në vend të vëmendjes për ketë, ne mundohemi ta mënjanojmë këtë lodhje apo mundim, duke i sugjeruar vetes se diçka e tillë është normale dhe pastaj ndoshta edhe rehabilitohemi me konsumimin e ndonjë medikamenti për sinjalin përkatës, dhe vazhdojmë mëtej. Ne jetojmë në një shoqëri, e cila edhe pikërisht ta mëson që këta simptome ti shtyejshë për mëtej, në vend që t`i trajtosh me vëmendje dhe kujdes. Pra, ne “i hekim qafe”, i injorojme dhe i llogarisëm për asgjë. Kjo në fillim duket se funksionon për një moment, pasiqë ti edhe “ke të drejtë” dhe mundësi që thjeshtë këta gjëra ti injorosh. A po jo?! Kjo pra edhe të inkurrajon për shtyerjen e këtyre simptomeve mëtej, mirëpo trupi nuk harron dhe nuk dorëzohet. Ai do të lajmërohet përsëri.

Rradhën tjetër lajmërohet nëpërmjet dhimbjes dhe ndoshta tani nëpërmjet kësaj dhimbjeje apo sëmundje do të ndalë. Por ti edhe kësaj nuk ja vë veshin. Ti nuk mërzitesh për këtë dhe shpesh ndodhë që kjo të zgjasë aq shumë, derisa të fillojë që kjo të marrë përmasa serioze me sëmundje serioze dhe vështirësi masovike. Në të shumtën e rasteve kjo përfundon edhe me sëmundje kronike. Situata të këtilla vazhdojnë të zgjasën derisa njeriu fillon ta kupton thellë dhe të krijon një vetëdije se nuk ekziston ndarje në mes shpirtit, trupit dhe mendjes. Nga ai moment kur vetëdijesohemi për këtë dhe veprojmë në drejtimin e duhur, nga po I njejti moment ti do të fillosh të pranosh me mirëseardhje ndryshimet në jetën tënde dhe njëkohësisht do të krijosh më tepër paqë dhe harmoni.

T mobile In article [4]

A je gati që ta kuptosh se çka don të të thotë shpirti nëpërmjet trupit tënd ose synon të vazhdosh edhe më tutje me jetën tënde kështu si deri tani? Unë të them merr pra njëherë kohë, kohë vetëm për të qenë. Thjeshtë ndalu dhe merru me veten. A e din ti se në fakt kush je? Shumica nuk e dijnë fare! Shpirti jotë manifestohet nëpërmjet sinjaleve të trupit me synimin e vetëm, që ti të jesh vetvetja dhe për të jetuar një jetë që nuk e ke jetuar kurrë më parë. Shpirti jotë synon vetemanifestimin, veteshprehjen. Ai synon të manifestohet se kush është dhe ta plotësoj detyrën e tij, për të cilën edhe ka ardhur në këtë jetë. Shpirti synon aventurën dhe lirinë. Jo sigurinë! Megjithate Mendja dëshiron të të mbajë mbi sipërfaqen e sigurtë, mbi dyshemen e sigurt dhe nuk e preferon të njejtën si shpirti. Derisa shpirti uluron pas lirisë dhe aventurës, mendja pëshpërit vazhdimisht: “kjo mund të jetë rrezik për ty, ti të nevojitet siguria, ndoshta nuk do të shpëtosh gjallë, nuk do të ja dalësh!” e kështu me rradhë. Por, shpirti nuk dorëzohet asnjëherë para argumenteve të mendjes.

Tani shfrytëzoj çastin, i nderuari lexues të të pyes: A je gati? Gati për këtë avanturën e jetës apo dëshiron të vazhdosh kështu edhe mëtej dhe mos e ndëgjosh zërrin e shpirit tënd? Unë shpesh ndëgjoj te shumica kur thuan se do ta kisha bërë me dëshire këtë apo ate dhe menjëherë pas kësaj vjen një: POR?!

Arsyet janë nga më të ndryshmet dhe tingëllojnë si për shembull kështu: nuk jam i mire sa duhet, nuk i kam paratë, nuk e kam arsimimin për këtë, nuk mundi shkaku i bashkshortit/es, nuk mundi shkaku i femijëve, më mungon kjo apo ajo, e kështu me rradhë, e kështu me rradhë.

Më shpesh ndëgjoj të thuan : “A,..kjo nuk është thjeshtë!

Por unë të pyes tani: A është më thjeshtë nëse trupi jotë të ndalon nëpërmjet dhimbjes, sëmundjes dhe gjendjes kaotike të brendshme. Njeherë e pyetën Dalai Lamën se çka e habitë atë më së tepërmi te njeriu i kësaj kohe. Ai u përgjigj kështu: “Njeriu, që e sakrifikon shëndetin e tij për para, pastaj sakrifikon paratë për ta kthyer shëndetin. Pastaj ai, duke u frikësuar nga ardhmëria e tij, nuk mund ta gëzojë edhe të Tashmen. Ai jeton sikur do të jetë i përhershëm këtu dhe në fund vdes duke mos jetuar asnjëhere si duhet”.

A je gati për në brendi, gati ta ndëgjosh zërin e shpirtit dhe sinjalet e trupit? A je gati ta jetosh aventurën e jetës tënde? A je gati që përfundimisht të jesh vetvetja? A je gati të ndryshosh? A je gati të meditosh?

Ndoshta ti do të vazhdon si më parë duke injoruar të gjithë ate që të përmenda deri tani. Kjo është vullneti jotë i lirë. Ti e ke në çdo kohë zgjedhjen në duart e tua, edhe pse e ke vështirë ta besosh këtë në fillim. Megjithate ti je i lirë, i lirë për të zgjedhur. Ti e ke lirinë për të zgjedhur vet: të ndëgjosh ate që të lajmëron shpirti dhe trupi, apo të vazhdosh edhe mëtej si më parë!

 

Sheki Useini