Presidenti rumun, Klaus Iohannis emëroi ministrin e Ekonomisë në ikje, Mihai Tudose si kryeministrin e ri.
Tudosen për kryeministër e propozoi Partia Socialdemokrate në pushtet, që kishte shkarkuar shefin e saj të qeverisë.
Mihai Tudose, një jurist 50-vjeçar, ka dhjetë ditë në dispozicion për të marrë një votë besimi nga Parlamenti mbi ekipin e tij dhe programin.