Të paktën pesë persona, prej të cilëve tre fëmijë, kanë humbur jetën nga goditja e rrymës në një basen të qytetit Akyazi të provincës Sakarya, në veriperëndim të Turqisë.
Agjencia private e lajmeve turke Dogan raporton se personat e goditur nga rryma janë dërguar në spital, por nuk kanë mundur të shpëtojnë.
Policia turke ka nisur hetimet lidhur me rastin.