Një aksident i rëndë ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Podujevë, më saktësisht në fshatin Penuh, me ç’rast vetura ka dal nga rruga dhe është përfshirë nga flakët.

Ende nuk dihet nëse ky ishte aksident mes më shumë veturave, apo vozitësi i veturës që ka përfunduar jashtë rrugës ka humbur kontrollin.

Një lexues i Indeksonline ka dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku thotë se ka edhe të lënduar, mirëpo ende nuk ka asgjë të konfirmuar.