Një aeroplan i cili po barte ujë për të fikur zjarrin që u shkaktua nëpër pyje në Portugali, fatkeqësisht është rrëzuar mbi pyje.

Nuk është raportuar ende nëse ka viktima, megjithatë është dërguar një numër i madh i aeroplanëve të tillë me ujë për të fikur zjarrin, shkruan BBC.

Në anën tjetër, janë më shumë se 1,000 zjarrfikës në terren të cilët po punojnë në fikjen e zjarrit.

Zjarri në pyje deri tani ka marrë jetën e 64 persona ndërsa kanë mbetur të lënduar më shumë se 130 tjerë.