Pakistani njoftoi sot dislokimin e 15 000 ushtarëve për të mbrojtur shtetasit kinezët që punojnë në vend për projekte të mëdha në fushën e energjisë dhe infrastrukturave, pasi rrëmbimi i një çifti kinez ka ngjallur shqetësime për sigurinë.
“Presidenti pakistanez, Manmoon Hussain i ka bërë të ditur ministrit kinez të Punëve të Jashtme, Wang Yi, në vizitë në Islamabad, se mbrojtja e qytetarëve kinezë që punojnë në Pakistan përbën prioritetin kryesor të qeverisë”, sipas një komunikate të presidencës.
Pekini ka njoftuar në vitin 2015 një plan prej rreth 50 miliardë dollarësh investime për krijimin e një korridori ekonomik që lidh Kinën me Lindjen e Mesme nëpërmjet territorit pakistanez.
Ky projekt i titulluar “China-Pakistan Economic Corridor” (CPEC) parashikon një sërë infrastrukturash në energji dhe transport mes Xinjiang, provincë myslimane në perëndim të Kinës dhe portit pakistanez të Gawdarit, që ndodhet në provincën e paqendrueshme të Balukistanit.