Anketa më e re e BRIMA Galup tregon se pas formimit të Qeverisë së re ka ndryshime drastike në rejtingun e partive. Shqiptarët siç duket ia kanë kthyer shpinën Lëvizjes BESA pasi kjo është reshtur me VMRO-në duke mos votuar as kryeparlamentarin shqiptarë Talat Xhaferin as qeverinë e Zoran Zaevit.

Kështu sipas kësaj ankete në bllokun politik shqiptar Bashkimi Demokratik për Integrim radhitet e para me 26.6 % duke e lënë pas Besën e cila ka rejting prej 15.8 %  dhe LR-PDSH  me 15.5 %. Interesant është fakti se Besa LR-PDSH-së i ikë vetëm 0.3 %.

Tek bloku politik Maqedonas LSDM  ka eprsi prej 2.6 % ndaj VMRO-DPMNE-së dhe për herë të parë pas shumë vitesh ppartia e Zaevit ka një epërsi në anketa dhe atë duke arritur në novelin 22.4 % e pasuar nga VMRO-ja me 19. 8%.

T mobile In article [4] Laor
Edhe pse partia e Gruevskit ka epërsi prej 0.9%në segmentin etnik tek maqedonasit, LSDM ka eprsi në elektoratin e përgjithshëm me 2.6 % sepse LSDM-në e mbështetin 6.3% të shqiptarëve, por edhe të etnive tjera me 15.1 % në krahasim me partinë e Gruevskit.

Duhet të kihet parasysh se çdi i pesti qytetar është i papërcaktuar , ndërsa anketa është realizuar pas zgjedhjes së qeverisë së re prej datës 2 deri 12 qershor./TetovaSot/