Shkëlzen Hasani, i dënuar me 20 vjet burg për vrasje, ka rrëfyer si ia doli ta qepë gojën e vet për të hyrë në grevë urie.
Ai qëndroi për 6 ditë me gojë të qepur brenda qelisë, në shenjë proteste për mosdhënien e lejes së pushimit për fundjavë.
Largimin e penjve e ka bërë një ditë më parë, pasi i është premtuar se do t’i jepet leja për pushim, raporton KTV.
Thotë se u diskriminua nga të burgosurit e tjerë, pasi iu kërkua besë dhe pajtim nga familja, së cilës ia vrau një anëtar të familjes.
Ky i dënuar për vrasje nga Peja thotë se në burgun e Dubravës mbizotëron korrupsioni edhe për të marrë leje për pushim në fundjavë.
Thotë se po nuk pate para nuk mund të shkosh në pushim. Nga ana tjetër, Shërbimi Korrektues i Kosovës i ka mohuar akuzat.
Arsyeja e mosdhënies së pushimit këtij të burgosuri është vetëm për shkaqe sigurie, pasi ka bërë vrasje për hakmarrje, thonë zyrtarët.