Kandidati për kreun e Partisë Demokratike, Eduart Selami, i ftuar në ‘Top Story’, ka treguar se kur ka qenë krisja e tij e parë me Lulzim Bashën.

“Thyerja e fortë,  që ia kam thënë zotit Basha, ndodhi në zgjedhjet lokale unë isha caktuar në njësinë nr. 2. Ne vendosëm që të bënim primare dhe zgjodhëm 27 kandidatë për këshilla bashkiakë. Kryesia do merrte vetëm 9 për këshilltarë. E di sa u morën nga këto emra? Zero. Këtë e mora si sfidë personale nga zoti Basha”, tha Selami.

Ndërsa foli dhe për situatën në PD, pas humbjes zhgënjyese në zgjedhje.

“Shenjat dukeshin, kishte një qetësi që nuk më pëlqente. Në 2013-tën ne dolëm në opozitë dhe ne nuk e morëm mesazhin e popullit. Ishim një opozitë me kokën prapa”, u shpreh Selami.